Prokurorja Stefanova kërkon dënim sa më të lartë për Nikolla Gruevskin dhe Sasho Mijallkovin

Shkup, 12 prill – Gjykata Nikolla Gruevskit t’i shqiptojë dënim më të lartë, ndërsa për të akuzuarin Sasho Mijallkov dënimi të jetë më i lartë se ai që është paraparë, propozoi prokurorja publike Lile Stafanova në fjalët përfundimtare për lëndët “Parcelat në Vodno”. Njëherësh, prokurorja sot nga gjykata kërkoi konfiskim të banesave të Nikolla Gruvskit, duke përfshirë edhe tre banesat në Panorama, pronë e firmës “SS investment”. Sa i përket të të akuzuarve të tjerë përfaqësuesi i aktakuzës e vlerësoi si shumë të rëndësishëm dëshminë e të akuzuarve Risto Novaçevski dhe i propozoi gjykatës që i njëjti të dënohet me kusht. Përderisa për të akuzuarit Nenad Josifoviq dhe Jordan Kamçev, prokurorja Stefanova kërkoi gjoba minimale. Në fjalët përfundimtare prokurorja Stefanova theksoi se e tërheq akuzën për Ratka Kamçevën.

“Nikolla Gruevski si kryeministër e ka shfrytëzuar funksionin e tij jashtëligjshëm që të pasurohet. Sasho Mijallkov në dëshminë e tij mohoi se i ka ndërmarrë veprimet për të cilat akuzohet. Gjatë kontrollit të automjetit të tij ishin gjetur marrëveshje të lidhura me firmën ‘SS investment’ për banesat në Panorama”, tha prokurorja Stefanova.

Mbrojtja e të akuzuarit ish-kryeministër Nikolla Gruevski, i cili dënohet në mungesë theksoi se gjykata duhet t’iu besojë dëshmive, e jo supozimeve. Sipas avokatit të të akuzuarit Gruevski, dëshmitë e dëshmitarëve janë supozim, gjegjësisht gënjeshtra dhe të pavërteta dhe siç tha, nuk ka dëshmi kundër klientit të tij.

Gjykimin për këtë lëndë e udhëheqë gjykatësi Ilija Trpkov.