Prokuroria ngrinë pasurinë e Sasho Mijallkov dhe Orce Kamçev

Shkup, 20 prill – Prokuroria ka ngrirë pasuri dhe aksione në kompani të cilat lidhen me ish shefin e DSK-së, Sasho Mijallkov dhe biznesmenin Orce Kamçev të dyshuar në rastin “Perandoria”. Cilat firma janë të përfshira dhe të dyshuara në hetimin që pas tre e vite e gjysmë e përfundoi Prokuroria e tani pritet dhe vendimi, transmeton Zhurnal.

Mbrojtja pas përfundimit të hetimit, siç thonënga Prokuroria, kanë të drejtë të mbikqyrin dëshmitë dhe të parashtrojnë dëshmi të veta. Pas kësaj do të sillet dhe vendimi i Prokurorëve.

Në rastin “Perandoria” të dyshuar janë Kamçev, Mijallkov, Nenad Josifoviq, Cvetan Pandeleski, Ratka Kunoska Kamçeva, Hristina Kamçeva, Zorica Arsovksa, Liljana Gajdovska, Vlladislav Stajkoviq, Todor Mirçevski, Dejan Janev, Vançe Mijallçev dhe Jovançe Taskovski.

Hetimi i parë tregon se të dyshuarit kanë kryer larje të parave dhe atë në shumë prej 8 milion euro nga Maqedonia dhe 2,5 milion euro nga jashtë përmes of-shor kompani. Ato e kanë dëmtuar buxhetin për pothuasje 6,3 milion euro.

Prokuroria dorëzoi gjashtë kërkesa për ngrirje të përkohshme të patundshmërive. Bëhet fjalë për hotelin Meriot, shtëpinë në Vodno ku jeton Mijallkov, aksione në Eksiko në Stopanska Banka Bitola, aksione në firmën Divellop grup, dhe hapësirë aksionare në shesh të cilën e kishte ndërtuar biznesmeni rus, Sergej Samsonenko.

Në vitin 2018, 1/3 e “Develop Group” e cila ishte në duart e Orka Holding të Kamçev, e bleiu kompania Best Way Investment” e Jordan Mijallkov, djalit të Sasho Mijallkov. Me këtë familja e tij zyrtarisht u bë pjesë e pronarëve të hotelit luksoz Meriot në qendër të Shkupit.

Develop Group ka aksione dhe në firmën Hotel Grand M i cili gjithashtu është ngrirë. Është ngrirë dhe patundshmëria e firmës Biznes Property Investment në vlerë prej mbi 947 mijë euro dhe atë apartmanë me hapësirë të përgjithshme prej 720 m2. Vendi ndodhet në Vodno.

Janë ngrirë dhe letra me vlerë, 7213 aksione që Eksiko,në pronësi të Kamçev i posedon në bankën “Stopanska Banka A.D Manastir./Zhurnal.mk