Prokuroria kërkoi zgjatjen e hetimeve dhe paraburgimin për Alda Klosin, gjykata pranon kërkesën

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për zgjatjen e afateve të hetimeve dhe paraburgimit me 3 muaj për ish-zyrtaren, Alda Klosin. Klosi u arrestua për shkak të shumës së madhe të parave që u gjetën në banesën e pastrueses Rozeta Dobi, të cilat ishin fshehur në tubin e aspirimit.Avokati i Klosit, deklaroi për mediat se shtyrja me 3 muaj e hetimit nuk është e ligjshme pas përfundimit të afatit 6 mujor dhe se Prokuroria nuk ka ende asnjë provë të arsyeshme për klienten e tij.