Prokuroria: Justifikimi i krimeve ushtarake konsiderohet vepër penale
Shkup, 4 prill – Prokuroria Publike dhe Ministria e Punëve të Brendshme i përcjellin intensivisht të gjitha deklaratat dhe komentet e mediave sociale të ndërlidhura me ngjarjet në Ukrainë. Nga Prokuroria Publike informojnë se konform kompetencave të saj ligjore do të ndërmarrin përndjekje penale kundër të gjithë kryerësve, të cilët me publikimet e tyre dhe qëndrimet e shprehura publikisht do të kryejnë vepër penale “Aprovim ose justifikim të gjenocidit, krimeve kundër njerëzimit ose krimeve të luftës”.
“Ligji parashikon se ai që publikisht mohon, minimizon, miraton dhe justifikon akte të tilla nëpërmjet sistemit të informacionit, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet. Nëse vepra është kryer me qëllim të nxitjes së urrejtjes, diskriminimit ose dhunës ndaj një personi ose grupi personash për shkak të përkatësisë së tyre kombëtare, etnike, racore ose fetare, kryerësi dënohet me të paktën katër vjet burgim”, theksohet në kumtesën e Prokurorisë.
Në nenin 404 të Kodit Penal është përcaktuar saktësisht se çfarë përfshin termi krim lufte kundër civilëve.
“Apelojmë deri te qytetarët që do të vërejnë raste të tilla të lajmërojnë në e-mailin cybercrime@moi.gov.mk për veprime adekuate”, thuhet në kumtesën e Prokurorisë Publike.

