Prokurori Nazmi Krasniqi transferohet në Prishtinë

Prokuroria Themelore Gjakovë, ka organizuar takim me rastin e transferimit të prokurorit Nazmi Krasniqi nga Prokuroria Themelore Gjakovë, në Prokurorinë Themelore Prishtinë.

Me ketë rast, U.D. Kryeprokurori Gashi ka ndarë mirënjohje dhe ka falënderuar të njëjtin për punën e tij dhe kontributin e dhënë në Prokurorinë Themelore në Gjakovë.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, po ashtu, prokurorit Krasniqi i ka uruar suksese në vazhdimin e karrierës profesionale.