Projekt i MPB-OSBE/ “Ndërtim i sistemit hibrid arsimor në MPB”

Shkup, 21 prill – Projekt i ri i përbashkët i MPB-së dhe Misionit të OSBE-së në Shkup – “Ndërtim i sistemit hibrid arsimor në MPB”, projekt nga fusha e arsimit policor dhe edukimit që filloi që realizohet sot. Në ngjarje, ku shënua fillimi i realizimit operativ të projektit, fjalime patën ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski si dhe shefi i Misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadori Klemens Koja.

Ministri Spasovki theksoi se bashkëpunimi i vazhdueshëm dhe i frytshëm që MPB=ja e ka që shumë vite me Misionin e OSBE-së, para se gjithash me Segmentin për zhvillim të policisë pranë Misionit të OSBe-së.

“Me këtë projekt filluam një proces të fokusuar në arsim, apo thënë më saktë përzierje në mes edukimit digjital dhe trajnimeve me prani fizike pranë Qendrës për trajnim të kuadrove nga fusha e MPB-së”, theksoi Spasovski.

Ambasadori Koja në fjalimin e tij para të pranishmeve theksoi se policia ka pozitë unike dhe të privilegjuar në shoqëri, me monopol mbi përdorimin legjitim të forcave civile, për këtë shkak, theksoi se janë të nevojshme mekanizma për mbikëqyrje dhe menaxhim për të siguruar nivel më të lartë të profesionalizmit policor