“Procesi i Berlinit” do të mbahet në Tiranë, Rama: Kjo është arritje historike
Në javën e parë të nëntorit pritet të zhvillohet edhe samiti i Procesit të Berlinit. Më pas, më gjashtë dhjetor, pritet të zhvillohet edhe një samit i veçantë i liderëve të BE-së dhe vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka informuar se samiti do të zhvillohet më 6 dhjetor, por në Tiranë dhe jo në Bruksel apo Pragë.
“Ne do të zhvillojmë samitin e ardhshëm BE-Ballkani Perëndimor në rajon. Më 6 dhjetor në Tiranë, në Shqipëri, për të rikonfirmuar angazhimin tonë të përforcuar”
Ndërkaq, кryeministri i Shqipërsië Edi Rama, ka mirëpritur vendimin e Michel për Samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor. Ai theksoi se kjo është ngjarje historike për Tiranën zyrtare.
“Nuk besoj se mund ta imagjinonte kush deri disa vite më parë, që tërë liderat e BE-së do të zbrisnin në Tiranë, për një punë që gjithnjë është bërë në Bruksel. Por sot Tirana nuk është më ajo e deri disa viteve më parë, po është kryeqyteti i një vendi të respektuar në politikën ndërkombëtare, si edhe një qytet i ri europian tërheqës për zhvillimin e tij mbresëlënës. Për historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare të Shqipërisë kjo është një ngjarje absolutisht historike.
Kryeministri shqiptar më tej theksoi se për atë dhe qeverinë e tij organizimi në Tiranë i një samiti të liderëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor është fruti më i bukur, i përpjekjes për afrimin e Shqipërsië, si një zë i respektuar dhe anëtar dinjitoz i bashkësisë ndërkombëtar.