Probleme për Adi Krastën, del i dyti në intervistën për zevendës drejtor të RTK-së

Gazetari nga Shqipëria, Adi Krasta, ia ka mësyer Radio Televizionit të Kosovës, për pozitën e zevendës drejtor i përgjithshëm, por atij i kanë dalur probleme. Në intervistën të mbajtur ai ka dalur i dyti, ndërsa ajo që e mundi Krastën është gazetarja Ilire Zajmi.

Konkursi për ketë pozitë të lartë ishte hapur me 22 nëntor. Ndërsa Periskopi kishte raportuar se Krasta ishte pretendenti kryesor.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të RTK-së, Fadil Hoxha në një intervistë ekskluzive në Periskopi, kishte treguar se ka informata se gazetari nga Shqipëria, Adi Krasta, mund të jetë drejtor i ardhshëm i televizionit publik.

Hoxha thoshte se këtë informatë e morri nga kolegët, megjithatë nuk e mori shumë seriozisht.

“Konkursi është i hapur, sot ose nesër përfundon në ora 16:00 për drejtor të televizionit”.

“Me të thënë të drejtën, para disa jave në një ndejë me kolegë, e kam dëgju kështu si informatë, por nuk e mora seriozisht. Thanë që Krasta do vjen si drejtor, thash “lene mos bëni hajgare”.

“Ligji i RTK-së e ka kusht që për të qenë menaxhment i televizionit duhet të ketë nënshtetësi të Kosovës. E kjo që e publikoi Krasta, pikërisht në kohën e konkursit mbetet për me u pa. Nuk e di saktësisht”.

Krejt në fund, Hoxha tha se do ta përcjellin procesin si sindikatë dhe do dalin me një reagim rreth këtij procesi.

Kujtojmë se gazetari Krasta, pak ditë më parë mori nënshtetësinë kosovare, rast i rrallë që dikush nga Shqipëria të merr nënshtetësinë nga Kosova dhe kjo ka vënë në pikëpyetje nëse personi në fjalë do të konkurojë për drejtor të RTK-së.