Prizrenasi therr tre policë, kjo është gjendja e tyre

Sot rreth orës 17:00 një person 36-vjeçar ka therrur me thikë tre policë në Prizren. Lajmin e ka konfirmuar për “Zëri”, zëdhënësi i policisë, Shaqir Bytyqi, i cili ka thënë se njëri nga të plagosurit ndodhet në spitalin e Prizrenit, tjetri është transferuar në QKUK, kurse tjetri është liruar. Bytyqi më tej ka thënë se i dyshuari njihet si përdorues i substamcabe narkotike.

“Para orës 17:00 në lagjen ‘Dardania’, familjarët kanë kërkuar ndihmën e policisë për shkak se djali i tyre, tashmë i dyshuari, nuk ka pranuar që të marrë disa ilaçe qetësimi. 36-vjeçari është i njohur për policinë si përdorues i substancave narkotike. I dyshuari nuk i është bindur urdhërit të policisë dhe i ka therur tre zyrtarë policorë me thikë të cilët janë dërguar në spitalin e Prizrenit. Njëri prej tyre është liruar, njëri vazhdon të qëndrojë në spitalin e Prizrenit, ndërkaq tjetri është transferuar në QKUK për trajtim të mëtejshëm”, u shpreh ai.