Prishtinë, e mitura dërgohet në strehimore pasi u sulmua fizikisht nga babai

Një person raportohet se ka sulmuar fizikisht vajzën e tij të mitur të martën në Prishtinë.

Policia njofton se rasti ka ndodhur pasi dyshohet se viktima ishte në një lidhje dashurie me një person.

“Prishtinë, 03.05.2022-14:46.  Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar kishte sulmuar fizikisht vajzën e tij të mitur viktimën femër kosovare, dyshohet për shkak se e njëjta ishte në lidhje (dashurie) me një person”, thuhet në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit, viktima dërgohet në strehimore.

Rasti i cili në polici është hapur si “Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”, është duke u hetuar.