Prezentim i hulumtimit “Diskriminim i bazuar gjinor dhe të drejtat e punëtorëve në Maqedoninë e Veriut”

Shkup, 30 mars – Organizata e pavarur hulumtuese “Reaktor” sot do të prezentojë konstatime të hulumtimeve me temë “Diskriminimi i bazuar gjinor dhe të drejtat e punëtorëve në Maqedoninë e Veriut”, i zbatuar me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe Agjencisë zvicerane për Zhvillim Ndërkombëtar dhe Bashkëpunim.

Hulumtimi është pjesë e nismës rajonale për parandalimin me këtë lloj të diskriminimit në gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor dhe është vazhdim i hulumtimit të parë nga ky lloj në Maqedoninë e Veriut, të zbatuar nga “Reaktor”, që ishte publikuar në vitin 2019.

Do të prezentohen edhe konkluzionet dhe rekomandimet të cilat dalin nga hulumtimi, pas çka do të pasojë edhe diskutim.