Prezantim i studimit për qëndrimet dhe perceptimet e gazetarëve për transparencën e gjyqësorit

Shkup, 29 shtator – Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë sot organizon prezantim publik të studimit nacional “Qëndrime dhe perceptime të gazetarëve për transparencën e gjyqësorit në Maqedoninë e Veriut”, i cili paraqet të gjeturat e hulumtimit të realizuar në mesin e gazetarëve të mediave të ndryshme në vend, të cilët raportojnë rregullisht për punën e institucioneve gjyqësore ose kanë përvojë dhe njohuri të caktuara për rolin e gjyqësorit.

“Qëllimi kryesor i këtij studimi kërkimor është të fitojë njohuri dhe të japë rekomandime se si të lehtësohet dialogu dhe bashkëpunimi ndërmjet gazetarëve dhe autoriteteve gjyqësore dhe të përcaktohen fushat dhe aktivitetet prioritare që do të ndihmojnë në transformimin e marrëdhënieve aktuale “antagoniste” në
partneriteti mes gazetarëve dhe institucioneve gjyqësore, ndërsa janë në favor të interesit publik”, kumtoi SHGM.

Gjithashtu thekson se ngjarja ofron një mundësi për të hapur një debat konstruktiv mes gazetarëve të pranishëm dhe përfaqësuesve të gjyqësorit, për tema që mund të përmirësojnë më tej bashkëpunimin e tyre.

Në prezantimin që do të mbahet në Gjykatën Penale në Shkup, SHGM fton gazetarë të cilët raportojnë për tema të lidhura me punën e gjyqësorit, përfaqësues të gjykatave dhe prokurorisë, si dhe përfaqësues të organizatave tjera relevante