Presidentja Osmani, të premtën pret kancelarin e Austrisë dhe delegacionin amerikan nga Shtëpia e Bardhë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të premten do të pres në takim një delegacion amerikan nga Shtëpia e Bardhë dhe kancelarin e Austrisë, Karl Nehammer.

Në njoftimin nga Presidenca, bëhet e ditur, se të premtën në orën 15:00, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu pret në takim një delegacion nga Shtëpia e Bardhë.

Ndërsa, në orën 16:10, presidentja  Osmani Sadriu pret në takim Kancelarin e Austrisë, Karl Nehammer.