Presidenti Pendarovski dhe kabineti i tij ankohen se nuk i kanë marë pagat e janarit

Shkup, 3 shkurt – Presidenti Stevo Pendarovski dhe kabineti i tij nuk kanë marë pagën e janarit. Ata thonë se presidenti zakonisht mer pagë në datën 1 të çdo muaji, njëlloj dhe të punësuarit. Kanë kërkuar arsyetim pse u vonohet paga, ndërsa kanë marë edhe përgjigje. Nga kabineti i Pendarovskit për “Makfaks” thonë se arsyetmin që e kanë marë ësshtë se në buxhetin për vitin 2023 nuk ka mjete shtesë për pagesën e pagave për të punësuarit në kabinetin e presidentit dhe këtë e konsiderojnë si të pabazë, informon Zhurnal.

“Kabineti i presidentit në përputhje me marrëveshjen e nënshkruhet kolektiv me sindikatën e të punësuarve ka paraparë rritje prej 5% të pagave vetëm për nëpunësit shtetëror që janë në kabinetin e presidentit. Kjo rritje nuk ka të bëjë për presidentin, personat e emëruar apo këshilltarët e veçantë në kabinet. Mjetet për buxhetin në vitin 2023 janë siguruar përmes kursimeve në buxhet nga institucioni jonë dhe për këtë nuk janë kërkuar mjete shtesë nga ministria e financave”, thonë nga kabineti i presidentit./Zhurnal.mk