“Presidenti, jo nga Kuvendi”/ Rama ndërpret ëndrrën për deputetët, majtas e djathtas
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë me dije se vendit i duhet një president që nuk vjen as nga Kuvendi e as nga Qeveria.
“E kemi detyrim ndaj vendit, që t’i japim mundësisht një president i cili nuk duhet të jetë njëri nga ne që jemi këtu, nga ju jo e jo kuptohet, por as nga ne që jemi këtu dhe patjetër kemi dhe një detyrim që sidoqoftë pavarësisht se në këtë derexhe ku jeni katandisur”, ka thënë Rama të enjten në Kuvendin e Shqipërisë.