Presidenti i Letonisë, Egils Levits pritet me nderime të larta shtetërore

Me ceremoni shtetërore, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka pritur sot në takim presidentin e Letonisë, Egils Levits, shkruan Gazeta Express.

Pas ceremonisë së pritjes, Osmani zhvillon takim me Presidentin e Republikës së Letonisë, Egils Levits.

Në fund të takimit Presidentja Osmani dhe Presidenti Levits mbajnë konferencë për media.

Ndërkaq nga ora 12:50 ai do të zhvillojë një takim edhe me kryeministrin Albin Kurti.