Presidenti i Italisë viziton sot Shqipërinë
Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella do zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri duke nisur nga dita e sotme. Kreu i shtetit italian do të pritet me një ceremoni zyrtare në Pallatin e Brigadave nga Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ceremoni që është planifikuar të zhvillohet të enjten.
Sipas Klan News, Mattarella pas vizitës me Begajn, do të zhvillojë një takim në drekë edhe me kryeministrin Edi Rama. Më pas, ai do të takohet me kryetaren e Parlamentit, Lindita Nikolla.