Prej sonte në mesnatë lirohen çmimet e naftës dhe të vajit ekstra të lehtë, benzina mbetët me çmim të njëjtë

Shkup, 15 mars – Prej mesnatës po zvogëlohen çmimi naftës për tre denarë, ndërsa i vajit ekstra të lehtë për amvisëri për 2,5 denarë. Çmimi i benzinës mbetët i njëjtë, vendosi sonte Komisioni Rregullatorë për Energjetikë.

Sipas vendimit të ri të KRRE-së, nafta do të shitet me çmim prej 85 denarë për litër, ndërsa vaji ekstra i lehtë për amvisëri për 81 denarë për litër. Çmimet e benzinës mbesin të njëjta që do të thotë se Eurosuper BS-95 edhe më tej do të ketë çmim prej 86,5 denarë për litër, ndërsa Eurosuper BS-98 me çmim prej 88,5 denarë.

Çmimi me pakicë i mazutit po zvogëlohet për 1,615 denarë për kilogram dhe tani është 59,299 denarë për kilogramë.

Me këtë, po bëhet zvogëlim i çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës në mesatare prej 2,50 për qind në krahasim me vendimin e sjell më 14 mars.