Pranga elbasanasit, do ekstradohet në Itali ku është dënuar me 14 vjet burg

Kapet nga policia e Elbasanit nje shtetas i shpallur ne kerkim nderkombetar, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Si rezultat i peracioni “Bergamo” është arrestuar, me qëllim ekstradimi,Leonard Kote, 56 vjeç, banues në Elbasan.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Bergamos, Itali, me vendimin penal të datës 21.04.2003, e ka dënuar me 14 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja”, e mbetur në tentativë, “Vjedhja e armës së zjarrit” dhe “Mbajtja pa leje e armës së zjarrit në vende publike”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.