Pornografia me adoleshentë/ Prokuroria nuk mendon se ka shkelje të ligjit
Shkup, 30 mars – Prokuroria Publike Themelore vlerësoi se nuk ka vend për veprimin e Prokurorisë Publike në lëndën për kampin e skautëve. Që atje thonë se e kanë sjellë këtë rezolutë duke vepruar pas raportimit të shtruar nga SPB Shkup dhe procedurës së zbatuar paraprakisht në të cilën në tërësi i kanë hetuar pretendimet lidhur me ngjarjen e organizuar në periudhë prej më 24 deri më 26 shtator 2021 nga detashmenti i skautëve “Detashmenti i parë i skautëve i Shkupit” me titull “Sex Scouts, Rock and Roll”.
“Nga njoftimi i dorëzuar del se një prind i një prej nxënësve të ngjarjes ka denoncuar në SPB Shkup, se ngjarja që është mbajtur në vendin e quajtur Gradovc, komuna e Zelenikovës, nuk ka qenë vetëm i karakterit edukative por në të ka elemente të pornografisë së fëmijëve. Ai ka potencuar se sipas njohurive të tij atje janë paraqitur poza të fëmijëve të cilët në vete përmbajnë motiv seksual dhe veprime të cilat tregojnë veprim të dukshëm seksual”, qëndron në kumtesën e PP-së.
Shtojnë se për t’u verifikuar këto pretendime, Prokuroria Publike Themelore Shkup në Sektorin kompetent për delikte gjaku dhe seksuale në kuadër të SPB Shkup ka dorëzuar urdhër që të hetohen të gjithë pjesëmarrësit në ngjarje dhe të sigurohet aparat celular nga njëri prej udhëheqësve në të cilin do të pritej të gjenden shkresa të cilat dalin nga ngjarje, ndërsa të cilat mund të shërbejnë si dëshmi në procedurë penale. Pas marrjes, telefoni i është dorëzuar Sektorit për krim kompjuterik dhe forenzikë digjitale, ku është bërë tërheqja e të gjitha shkresave dhe analiza e tyre. SPB Shkup i ka bërë bisedat e kërkuara me të gjithë personat e involvuar në këtë ngjarje.
“Pas studimit të të gjitha dëshmive materiale dhe verbale ndërsa para së gjithash në dëshmitë e të gjithëve që kanë marrë pjesë në ngjarje edhe atë skautë dhe udhëheqës, si edhe persona të “Detashmentit të parë të skautëve” të cilët kanë qenë të obliguar për organizimin e ngjarjes, prokurori publik përcaktoi se në rastin konkret asnjë prej elementeve që janë definuar në Kodin penal si elemente të veprës penale _ prodhim dhe shpërndarje të pornografisë për fëmijë të nenit 193-a të KP ose vepër tjetër penale nuk janë evidentuar në veprime të cilitdo prej pjesëmarrësve”, potencojnë nga PP.
Sqarojnë se të gjithë pjesëmarrësit e involvuar dhe të analizuar, duke filluar prej udhëheqësve vullnetarë përmes vetë skautëve të cilët kanë marrë pjesë në ngjarje, kanë potencuar se bëhet fjalë për ngjarje e cila është zhvilluar në më shumë etapa.
“Përveç aktiviteteve klasike të skautëve, ndërsa ky është kalimi në një territor të caktuar më këmbë, lidhja e nyjave, kampim, përgatitja e ushqimit dhe ngjashëm, janë shtuar edhe stërvitje dhe aktivitete të cilat paraqesin edukim seksual të fëmijëve që kanë marrë pjesë me potencimin se bëhet fjalë për persona të moshës prej 16-21 vjeç. Aktivitetet janë dhënë si materiale parandaluese por edhe edukative të cilat në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë do të thoshin mbrojtje nga sëmundje infektuese të transmetueshme dhe mbrojtje nga shtatzënia e padëshiruar. Kjo është zbatuar përmes lojërave dhe ushtrimeve, për të cilat analiza nëse i përgjigjen ose jo moshës së nxënësve dhe nëse natyra e ushtrimeve është në pajtim me nevojat e tyre mund të bëhet përmes aspektit sociologjik, por edhe të mos jetë lëndë e përgjegjësisë penalo-juridike, pasi veprimet nuk i përmbajnë elementet e veprave penale të parapara në ligj”, sqarojnë që atje.
Në materialet e marra nga celulari i sekuestruar nga pjesëmarrësi i cili sipas shtruesit ka fotografuar ngjarjen, siç shprehen ata, nuk shihet përmbajtje që ka element pornografie apo pornografie për fëmijë, përkatësisht asnjë nga përmbajtjet e analizuara nuk tregon për material që shfaq vizualisht akte seksuale të dukshme me një fëmijë ose të rritur që duket si një fëmijë.

