Policia vazhdon me kontrolle, dje ka shqiptuar mbi një mijë gjoba për shkelje të rregullave në trafik

Shkup, 10 prill – Në kuadër të aktiviteteve të djeshme të punonjësve policorë nga të tetë sektorët e punëve të brendshme në kuadër të Byrosë së Sigurisë Publike (BSP) në MPB, në lidhje me kontrollet e intensifikuara në komunikacion  për respektimin e rregullave dhe dispozitave të qarkullimit rrugor në mbarë vendin, janë lëshuar 1001 urdhërpagesa, më së shumti gjatë këtij muaji.

Nga MPB-ja njoftojnë që më të shumtat janë kundërvajtjet e parkimit të paligjshëm (241), pasuar nga kundërvajtjet e bazuara në drejtimin e automjetit me shpejtësi të papërshtatur  (279).

“Ajo që bie në sy për ditën e djeshme është fakti se janë regjistruar edhe 178 shkelje të kryera nga këmbësorët”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme janë regjistruar 84 pjesëmarrës në komunikacion të cilët nuk posedonin patentë shofer, në nëntë raste janë zbuluar vozitës të dehur, gjashtë vozitës kanë kaluar në semafor të kuq, ndërsa është gjobitur edhe një shofer i trotinetit elektrik. Gjithashtu janë shqiptuar  39 gjoba kundërvajtëse  për mos vendosje të rripit të sigurimit, një kundërvajtje për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, si dhe 34 urdhërpagesa për përdorimin e celularit  gjatë drejtimit të automjetit.

Gjithashtu janë larguar nga qarkullimi gjithsej 22 automjete, 8 prej të cilave me defekte teknike dhe 14 të paregjistruara.