Policia pyjore mer donacion uniforma dhe pajisje nga karabinierët italianë në vlerë 4,2 milion euro

Shkup, 26 shtator – Njëzet kontejnerë me 54 tonë uniforma dhe pajisje në vlerë prej 4,2 milionë euro i kanë dhuruar karabinierët italianë për Policinë pyjore të Maqedonisë së Veriut. Pjesën më të madhe të donacionit, ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikollovski ia dorëzoi sot ambasadori italian në vend, Andrea Silvestri, i cili theksoi se kjo është edhe një dëshmi për marrëdhëniet ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Italisë.

Nikollovski e falënderoi ambasadorin italiane Silvestri, duke theksuar se një pjesë e pajisjeve është për Policinë pyjore, një pjesë për Armatën me të cilën bashkëpunon.

“Mbërritën 14 kamionët e parë nga gjithsej 20 kamionë me mbi 6.000 copë uniforma verore dhe mbi 11.000 uniforma dimërore, mbi 1.600 komplete, 8.500 këmisha verore, 5.600 këmisha dimërore, si dhe bluza me përbërje leshi, jelek, kapele, këmisha, çizme të larta, të ulëta, këpucë të ndryshme dhe pajisje të tjera shtesë në terren. Numri i përgjithshëm i uniformave të dhuruara nga Italia është 46.000 copë ose në vlerë mbi 4,2 milionë euro”, theksoi Nikollovski.

Uniformat, siç theksoi ai, do të përdoren nga anëtarë të institucioneve të tjera që marrin pjesë në mbrojtjen e pasurisë sonë natyrore.

Ambasadori italian Silvestri deklaroi se po kompletohet donacioni për policinë pyjore, procedurë e nisur vitin e kaluar dhe për të cilën logjistika është përgjegjësi e karabinierëve, të cilët morën përgjegjësitë nga ish-policia pyjore italiane.

Më 8 tetor, në Muzeun e Arteve Bashkëkohore do të hapet ekspozita “Lendart” e dy artistëve italianë, të punuar në parkun kombëtar Mali Sharr.

“Kjo është një tjetër shenjë e kujdesit ndaj gjithë pyllit dhe trashëgimisë natyrore të Maqedonisë së Veriut”, tha ambasadori italian.

Procedura për këtë donacion ka nisur në vitin 2017.

https://www.facebook.com/ljupcho.nikolovski.3/posts/pfbid02hbvCPPAhJzm6jJHj9JfgpBp8oBRhKu6qWSrqBg7obWmik47cSJRAiZn3aKYczaw5l