Policia njofton për disa raste të dhunës në familje që kanë ndodhur në dy ditët e fundit

Policia e Kosovës ka njoftuar për disa raste të dhunës në familje që kanë ndodhur në dy ditët e fundit në vend.

Sipas raportimeve të bëra, janë gratë ato që kanë pësuar nga dhuna.

Policia tashmë ka nisur hetimet lidhur me rastet, ndërsa ka arrestuar personat e dyshuar për dhunë.

Më poshtë, rastet e ndara sipas raportit:

Gllogoc 23.03.2022 – 21:00. Viktima femër kosovare ka informuar se është keqtrajtuar psiqikisht nga e dyshuara femër kosovare. Nuk raportohet për lëndime. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Gllogoc 24.03.2022 – 06:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Prizren 24.03.2022 – 18:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Mitrovicë 24.03.2022 – 04:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Vushtrri 24.03.2022 – 11:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij viktimës mashkull kosovar. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Mitrovicë 22.03.2022 – 07:30. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se më datën e lartcekur në mëngjes është kanosur nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori dhe mbetet të intervistohet i dyshuari pasi nuk është takuar. Rasti procedohet në procedurë të rregullt.