Policia ndalon veturën e ndihmës së shpejt, brenda saj gjen produkte medicinale me banderola të Serbisë
Policia e Kosovës ka parandalauar një kontrabandë me produkte medicinale, sot rreth orës 13:30 në fshatin Rudare të Zvecanit. Siç bënë të ditur policia, 57 vjecari nga Mitrovica me banim në Zveçan kishte mbushur plotë veturën e ndihmës së shpejt me produkte medicinale me banderola serbe dhe po tentonte ti fusti në Kosovë pa doganim.
“Në vazhdën e luftës kundër kontrabandës në veri të vendit, sot më 02.08.2022 rreth orës 13:30 në fshatin Rudare të Zveçanit, njësitet policore nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare Veriu, kanë ndaluar një automjet me të cilin po kontrabandoheshin barna. Automjeti i ndaluar ishte një auto-ambulancë që drejtohej nga D.S., viti i lindjes 1965 në Mitrovicë e me banim në Zveçan. Njësitet policore gjatë kontrollimit të automjetit, të ngarkuar në të, kanë hasur pako me produkte medicinale me banderola të Serbisë”, bënë të ditur policia.