Policia kontrollon të rinjtë nëpër Tiranë, kap ato me drogë në xhepa
Pesë të rinj u arrestuan pasi gjatë kontrollit fizik iu gjetën doza kokaine e kanabisi. Ata akuzohen si shpërndarës të lëndëve narkotike në zona të ndryshme të Tiranës.
Operacioni u kodua “Supplier 5″.
Ndër ta një 19 vjeçar dhe një 25 vjeçar u arrestuan në rrugën “Papa Gjon Pali II” me drogë.
Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se këta shtetas, pasi siguronin lëndë narkotike kanabis, e shpërndanin atë në doza, në zona të ndryshme të Tiranës, informoi sot policia e Tiranës.