Policia konfiskon 15 derra në rrugën Shtip-Milladinovc, padi kundër 46 vjeçarit nga Shkupi

Shkup, 5 shtator – Policia në bashkëpunim me Agjencinë për Ushqim dhe Veterinari, dje në ora 18:40 në autostradën Shtip-Milladinovc, kanë kryer kontroll në një furgon “VW Krafter” me targa të Shkupit, e drejtuar nga 46 vjeçari I.J nga Shkupi fshati Creshevë, informon Zhurnal.

Gjatë kontrollit, në furgon janë gjetur 15 derra të cilat i kishte blerë nga një person në fshatin Krupishte të Karbincit. Për këto derra i njejti nuk kishte poseduar dokumentacion se nga vijnë dhe për gjendjen e tyre shëndetësore, gjë që është në kundërshtim me protokolet e AUV për parandalimin e përhapjes së sëmundjes së derrave.

Derrat janë konfiskuar dhe të njejtat do të asgjësohen. Kundër shoferit do të ngritet padi penale./Zhurnal.mk