Policia jep detaje për vrasjen në Graçanicë ku polici vrau vëllain e tij

Një zyrtar policor ka shtënë me armë zjarri në drejtim të vëllait të tij dje në Gushtericë të Graçanicës.

Viktima ka vdekur si pasojë e plagëve të marra, ndërsa polici është arrestuar dhe me rastin po merret Inspektorati Policor i Kosovës.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Rasti është cilësuar si “vrasje e rëndë”.

Njoftimi i plotë i policisë:

VRASJE E RËNDË/Fsh. Gushtericë, Graqanicë, 07.05.2022 – 14:50. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar (zyrtar policor) ka shtënë me armë zjarri ndaj viktimës mashkull kosovar (vëllait të tij). Si pasoj e plagëve të marra viktima ka ndërruar jetë. Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion. I dyshuari është arrestuar, me rastin është duke u marr IPK (Inspektorati Policor i Kosovës)