Policia gjobiti 650 shoferë për tejkalim të shpejtësisë së lejuar në territorin e të gjithë shtetit

Shkup, 21 korrik – Në kontrollin e përforcuar të zatuar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve të cilat lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, dje janë gjobitur 650 shoferë. 

 Prej tyre, njoftoi sot MPB-ja, 52 makina  kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar, ndërsa shtatë makina kanë lëvizur me shpejtësi madje më shumë se 70 kilometra në orë. Njëkohësisht, 322 automjete e kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim, ndërsa 328 jashtë vendbanimit.

 Kontrollet e komunikacionit  do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.