Policia gjobitë 442 shoferë për ngasje të shpejtë
Shkup, 31 tetor – Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme zbatoi aksion të përforcuar kontrollues në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e veturave të cilat lëvizin me shpejtësi më të madhe se e lejuara, me çka janë sanksionuar 442 shoferë.
Prej tyre 45 vetura kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se e lejuara, ndërsa tre automjete kanë lëvizur me madje 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. Gjatë kësaj 213 vetura e kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim, ndërsa 229 jashtë vendbanimit.
Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim./Zhurnal.mk

