Policia e kërkon drejtuesin e automjetit i cili në Veles shkaktoi vdekjen e një vajze dhe e lëndoi rëndë nënën e saj

Prokurori publik nga PTHP Veles mbrëmë kreu ekspertizë në vendin e fatkeqësisë rrugore në rrugën “Boris Trajkovski” në Veles. Sipas njohurive fillestare, fatkeqësia u shkaktua kur automobili i cili lëvizte me shpejtësi të madhe, në vend kalimin për këmbësorë goditi dy persona – nënën dhe vajzën që ndodheshin në fund të vend kalimit për t’u ngjitur në trotuar. Vajza 11-vjeçare ndërroi jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa nëna mori lëndime të rënda trupore. Policia po gjurmon për drejtuesin e automjetit.

Drejtuesi i automjetit që e shkaktoi fatkeqësinë rrugore nuk u ndal fare, por me shpejtësi të madhe u largua nga vendi i ngjarjes.

Prokurori publik kujdestar dhe nëpunës policorë nga SPB Veles kryen ekspertizë në vendin e ngjarjes, morën gjurmë dhe biseduan me dëshmitarë okularë, ndërsa menjëherë është dhënë urdhri për obduksion të trupit të vajzës. Pas njohurive të marra për automjetin dhe drejtuesin e tij – shkaktar i fatkeqësisë, SPB Veles pas udhëzimeve të prokurorit ndërmerr masa për gjetjen e tij, ceket në kumtesën e prokurorit publik.