Policë prej kartoni në Tetovë, masë preventive e MPB-së

Tetovë, 21 prill – Sot Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë, gjegjësisht Stacioni Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor në Tetovë filloi me aktivitet pilot, qëllimi i të cilit është që në mënyrë preventive të ndikohet në rendin dhe sigurisë rrugore në zonën që mbulon.

Nga MPB njoftojnë se do të vendosin disa maketa të tilla, sidomos gjatë periudhës së verës. “Bëhet fjalë për maketë mobile të punonjësit të policisë me radar, i cili është vendosur për disa orë në mbikalimin për Kamjan të Tetovës, dhe i cili sipas konstatimeve fillestare ka ndikuar pozitivisht në shpejtësinë me të cilën veturat lëviznin drejt Gostivarit dhe anasjelltas”, thonë nga SPB-Tetovë.