“Po u prek kufiri i Kosovës, SHBA bombardon përsëri Beogradin”

Tiranë, 30 maj – Avokati Spartak Ngjela e cilëson presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, si dorën e djathtë të Sllobodan Millosheviçit.

Në emisionin “Lufta dhe Paqja” në ABC News, Ngjela u shpreh se nëse Serbia prek kufijtë e Kosovës, SHBA bombardon Beogradin.

Ndër të tjera, Ngjela nënvizoi se Rusia është e pafuqishme për luftë dhe nuk mund të krahasohet me SHBA.

“Ju e dini burrë shteti presidentin e Serbisë? E di kush është ai? Dora e djathtë e Millosheviçit. I kanë filluar revolta masive në Beograd. Ne nuk na intereson ta heqim, ne duam të zhduket një herë e mirë, të marrim të gjithë të drejtat tona. Po e rrëzon e djatha atje. Të gjitha janë në favorin tonë.

Po prekën kufirin e Kosovës, kanë prekur Amerikën, tha politika e lartë amerikane. Do t’i bombardojnë prapë Beogradin, e kanë pësuar një herë. Çfarë do fitojë Putini? Putini nuk ka fuqi. Rusia kishte një mit, ia zhveshi Ukraina. Nuk kanë fuqi ata para SHBA-ve, i zhduk brenda 24 orëve. Nuk kanë fuqi për luftë”, theksoi ai.