Po transportonte 17 emigrantë të paligjshëm/ Arrestohet 35 vjeçari në Qafë Botë
Një 35 vjeçar me iniciale Xh.J është arrestuar në pikën kufitare të Qafë Botës, pasi u kap duke transportuar 17 emigrantë të paligjshëm drejt Greqisë.
Sipas policissë, në aksin rrugor Çukë – Sarandë, 35 vjeçari nga Gramshi u kap duke transportuar me një mjet tip furgon, 17 emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

