Po evakuohen personat e palëvizshëm dhe prona pas zjarrit në lokalitetin Pasjak në rajonin e Pehçevës-Dellçevës

Pehçevë, 2 gusht – Banorë afër lokalitetit Pasjak në rajonin e Pehçevës-Dellçevës informojnë se situate me zjarrin no cili shpërtheu sot në mëngjes afër malit Sredna, është alarmante.

“Zjarri filloi diku rreth mesditës. Po digjet Çuka, pjesë e Srednës dhe një pjesë më e madhe e zjarrit po lëvizë në drejtim të fshatit Istevnik I Ri. Situata është me të vërtetë alarmante, sepse është I madh rreziku të digjet I tërë Istevniku I Ri”, thotë Usain Kampeleoz, banor I fshatit fqinj.

Shton se era po e vështirëson punën sepse është e fuqishme dhe shpejtë po e përhapë zjarrin, Sipas informatës së marrë nga drejtori I ndërmarrjes komunale publike Stoçje Stojkovski së bashku me kryetarin e Komunës Goran Trajkovski, së bashku po koordinohen për rrjedhën e shuarjes. Shtoi se për momentin po bëhet evakuimi I personave të palëvizshëm dhe pronës.

Në zjarr, siç informuan paraprakisht nga Njësia territorial zjarrfikëse në Dellçevë ppo digjet pylli me pisha. Siç shtuan, me mbështetje të kolegëve nga Berova dhe Pehçeva, por bëhen përpjekje të mëdha me të gjitha resurset e disponueshme për shuarjen e stihisë së zjarrit.