Plagoset me armë nga një konflikt i çastit, autori largohet nga vendngjarja
Mbrëmjen e sotme, në qytetin e Durrësit, është plagosur me armë zjarri shtetasi me inicialet G.K., 50 vjeç, nga shtetasi me inicialet M.S. 40 vjeç.
Mësohet se plagosja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të çastit midis dy shtetasve, të cilët rezultojnë të kenë marrëdhënie fqinjësie.
Shtetasi G.K. është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, ndërkohë që policia bën të ditur se autori është larguar pas ngjarjes.
Grupi hetimor po vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Në lagjen nr 4 në Durrës, si pasojë e një konflikti të çastit, shtetasi G.K, 50 vjeç, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin M.S, 40 vjeç, (komshi), i cili është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.
Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën dhe vijon puna për kapjen e autorit, i cili pas plagosjes së shtetasit M.S, është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes. Pas sqarimit të rrethanave të ngjarjes do të ketë njoftim të dytë.

