Plagë në këmbë dhe një grua nga Beogradi, detaje nga tentim-vrasja e Vali Corleones

Anita Syla ka qenë duke bashkëjetuar me Vali Corleone që rreth tre vite. Ata kanë qenë në një lidhje dashurie. Lidhja e tyre konfirmohet edhe nga disa video që qarkullojnë nëpër rrjete sociale. Nga një video e publikuar në Youtube shihet se ata po qendrojnë në një shtëpi së bashku

Po ashtu në një video tjetër, Anita Syla tregon se si Vali Corleone ia ka dhënë telefonin për të fshirë një person nga SnapChati. Syla zgjedh ta fshi Morena Tarakun duke e ofenduar.

Paparaci mëson se e njëjta e cila ka bashkëjetuar bashkë me Corleonen e ka qëlluar atë një herë në këmbën e djathtë apo më saktësisht në gju përmes pistoletës, sot rreth orës 04:00 të mëngjesit.

Por, sipas të njëjtave burimeve, Corleone ka deklaruar se rasti ka ndodhur aksidentalisht dhe pa ndonjë motiv.

Po ashtu, Paparaci mëson se rasti ka ndodhur në shtëpinë e Corleones në lagjen Dardania I të Gjilanit, ku mes tjerash – prezente përveç atij dhe të dashurës së tij – ka qenë edhe një grua nga Beogradi me shtetësi serbe.

Megjithatë, mediumi mëson se pas trajtimit nga emergjenca e Spitalit Regjional të Gjilanit, Vali Corleone është liruar për në shtëpi. Gjendja e tij është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

Ndërkohë, Syla, e dyshuara për veprën penale ‘vrasje në tentativë’ është dërguar në mbajtje për 48 orë nga prokurori i rastit.

Në anën tjetër, Policia me anë të komunikatës bëri të ditur se një armë pistoletë dhe 40 copë fishekë të të njëjtës armë janë konfiskuar në vendin e ngjarjes si prova materiale për Gjykatë.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

Drejtoria Rajonale Gjilan, Stacioni Policor Gjilan në orët e hershme të mëngjesit nga Qendra Emergjente Rajonale Gjilan është informuar se aty ishte sjellur një person i lënduar si pasoj e gjuajtjes me armë zjarri.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante. Sipas raportit të mjekut viktima P.C. (1983) Shqiptar, shtetas i Kosovës është jashtë rrezikut për jetë.

Nga hetimet e para në vendin e ngjarjes mësohet se e dyshuar në lidhje me rastin është një femër Shqiptare shtetase e Kosovës viti i lindjes (2000), e cila dyshohet se ka shkrepur nga arma.

Për momentin nuk dihen motivet e incidentit.

Një armë Pistoletë dhe dyzet (40) copë fishekë të të njëjtës armë janë konfiskuar në vendin e ngjarjes si prova materiale për Gjykatë.

Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që të ngritët Kallëzim Penal për ,,Vrasje në tentativë’’ dhe e dyshuara të ndalet në mbajtje për 48 orë , gjersa Policia e Kosovës, Njësiti i Hetimeve Rajonale Gjilan janë duke i hetuar rrethanat e incidentit.