Plaçkitet një laborator në Kumanovë

Kumanovë, 23 mars – Një e punësuar në një laborator privat në Kumanovë ka denoncuar në polici se nga objekti ishin marrë para, njoftoi sot policia.

“Mbrëmë, në orën 23:55 në SPB Kumanovë, një e punësuar në një laborator në rrugën “Pirinska” ka denoncuar se në laborator ishte hyrë duke përdorur forcën dhe ishin marrë para”, njoftoi policia.

SPB Kumanovë informoi se po ndërmerr masa për zbardhjen e rastit.