Pjesëmarrja deri në orën 9 të mëngjesit në Qendër Zhupë është 2.17 për qind

Dibër, 17 prill – Procesi zgjedhor në komunën e Qendër Zhupë po ecën pa probleme, ku të drejtën e votës deri në ora 09:00 e kanë shfrytëzuar 154 votues.

“Në përqindje është 2.17 për qind e gjithsej 7077 zgjedhësve të regjistruar. Krahasuar me zgjedhjet lokale të 17 tetorit të vitit të kaluar, numri i atyre që ushtronin të drejtën e votës është pak më i lartë. Deri atëherë, 120 persona, ose 1.6 për qind nga 7,317 në listën e vetme zgjedhore, kishin votuar deri në orën 9 të mëngjesit, tha Nexhip Iljaz, kryetar i Komisionit Komunal Zgjedhor.

Ai shton se zakonisht pasdite pritet një pjesëmarrje më e madhe dhe thekson se anëtarët e komisionit janë në kontroll të rregullt nëpër vendvotime.

Votimi zhvillohet në 16 qendra votimi dhe në fletëvotim janë dy kandidatë të propozuar nga partitë politike.

Të drejtën e votës kanë ushtruar ditën e djeshme 52 persona të sëmurë dhe të pamundur.