Pivovarov: Nevojiten hetime të fshehta të korrupsionit nëpër vendkalime kufitare
Shkup, 18 prill – Së fundmi u kap një shef i ndrimit në vendkalim kufitar si pranon ryshfet, e më pas u publikua lajm se policët qëllimisht i thyejnë kamerat e trupit. Dje u bë e ditur se janë shkatërruar 30 kamera të tilla të cilat ishin si donacion nga SHBA. Kjo është indikative, thotë Vlladimir Pivovarov, koordinues i shërbimeve kufitare për Utrinski Brifing.
“Sipas meje, duhet 24 orë inçizim dhe jo vetëm kur duhet të vlerësohet. Do të thotë ato nuk përmbushin detyrat e funksionit”, thotë Pivovarov, informon Zhurnal.
Ai shton se teknologjia mund ët parandalojë korrupsion dhe të jetë mjet dëshmie. Por, gjithnjë pas kësaj teknologjia ka faktor njerëzor dhe në të duhet të jemi të sigurtë. Që të ndiqen aktivitetet e tilla të zyrtarëve policorë, Qendra Koordinuese ka zyrtarë të tyre të cilët në mënyrë të veta e kontrollojnë.
“Vitin e kaluar kishte numër të vogël të denoncimeve për ryshfet marje, ndërsa më tepër kishte për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Përshembull lëshim të personave pa PCR test, që ishte obligim ligjor. Ky keqpërdorim nuk është shërbim personal sepse përsëritet, prej këtu bëhet fjalë për korrupsion”, thotë Pivovarov.
Ai shton se nuk ka paraqitje të shpeshta të ryshfetit nga policët dhe doganierët. Por, që të kërkohen masa shtesë si video mbikqyrje dhe hetim i fshehtë, duhet të meret urdhër nga Prokuroria. “Duhet të pyetet Prokuroria pse prokurorët nuk kanë lejuar dhe sa kërkesa kanë patur për hetime të veçanta hetuese”, thotë Pivovarov.
“Përshkak rrezikut të vendit të punës, të punësuarit nga policia kufitare duhet shpesh të ndërrohen në vendkalime të ndryshime kufitare me qëllim që të shmanget shoqërimi. Nga 96 doganierë të arrestuar në Bllacë vitet e fundit, vetëm katër kanë përfunduar në burg”, thotë Pivovarov./Zhurnal.mk