Pezullohet greva e punonjësve të administratës në Prokurorinë Themelore të Prishtinës

Këshilli Grevist i Prokurorisë Themelore në Prishtinë njofton se pas takimeve të mbajtura me Këshillin Prokurorial i Kosovës (KPK), janë dakorduar që të pezullohet greva një mujore dhe t’i jepet hapësirë institucioneve kompetente për realizimin e kërkesave legjitime të punonjësve të administratës në një afat të arsyeshëm kohor.

Këshilli Grevist i kësaj Prokurorie përmes një njoftimi shprehu vendosmërinë se nuk do të heqin dorë deri në realizimin e kërkesave të tyre, njëherit shprehin konsideratë për gatishmërinë e përkushtimin e KPK-së dhe SKPK-së për të mbështetur kërkesat e punonjësve të administratës nga dita e parë e fillimit të grevës.

Ndryshe, Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), para një jave njoftuar se është pezulluar greva e punonjësve të administratës në të gjitha gjykatat dhe prokuroritë e vendit, por në praktin nuk kishte ndodhur diçka e tillë.

Prokuroria Themelore e Prishtinës kishte vazhduar grevën deri më sot.