Petrovska: Realiteti i sigurisë kërkon të jemi të qartë në dënimin e agresionit ushtarak të një vendi ndaj një tjetër vendi sovran

Shkup, 25 maj – Realiteti në kontinentin tonë, djepi i civilizimit njerëzor, po përballet me luftë konvencionale, diçka që ishte e paparashikueshme para diç më shumë se një viti. Mu ky realitet i ri i sigurisë kërkon të gjithë ne, faktorët në[ sferën e sigurisë, të jemi të qartë në dënimin e agresionit ushtarak të një vendi ndaj një tjetër vendi të pavarur dhe sovran, të jemi të zëshëm në thirrjen të ndërpriten vuajtjet njerëzore dhe nevojën për të mbisunduar maturia. Evropa, e lirë, e sigurt dhe në paqe është zgjidhja e vetme e cila është e pranueshme dhe prandaj të gjithë ne, përmes formateve të këtilla apo të ngjashme duhet të bisedojmë edhe në mënyrë të hapur edhe transparente se në shekullin 21 nuk ka vend për veprime ushtarake në kontinentin e vjetër.
Këtë e porositi ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska në hapjen e takimit pranveror të nismës Gaminger, që fillon sot në Shkup në organizim të Organizatës së oficerëve rezervë.
Ajo theksoi se sistemi i sigurisë është kompleks dhe përfshin spektër të gjerë të faktorëve, ndërsa oficerët rezervë me të vërtetë janë pjeës e rëndësihsme dhe e pandashme e këtij sistemi.

“Ministria e Mbrojtjes çdoherë ka qenë partnere dhe mbështetëse e aktiviteteve të Organizatës së oficerëve rezervë dhe ne jemi krenarë që kjo orgnaizatë prej vitit 2017 është edhe anëtare e barabartë e Nismës së Evropës së mesme, e cila i rrjetëzon oficerët në rezervë nga dhjetëra vende evropiane. Ajo është shembull për veprim modern dhe promovuese e vlerave euroatlantike dhe mirëkuptimit bashkëkohor për rolin në shoqëri. Mu fakti se kjo Organizatë zhvillohet dhe bashkëpunon prej së afërmi me shoqatat e oficerëve në rezervë nga Evropa është dëshmi për vendin dhe rolin e OORRMV në shoqërinë e vendit tonë”, tha Petrovska.
Në agjendën intensive të takimit në Shkup, para Nismës Gaminger janë çështje jashtëzakonisht të rëndësishme për të cialt do të bisedohet, ndërkaq mes tyre, shtoi ajo, është edhe nevoja për ta prëforcuar mbrojtjen kolektive të Aleancës sepse siguria e secilit qytetar dhe çdo pëllëmbë e territorit aleat është imperativ i ynë.
Në hapjen solemne të takimit GI 1 foli edhe kryetari i GI, Filip Leo dhe anëtari i kryesisë së GI, Xhuzepe Filipo Imbalzano, si dhe nikoqiri i takimit, kryetari i OORRMV. Goce Georgiev.

Në takimin pranveror Gaming 1 në Shkup, ku marirn pjesë 16 oficerë nga 10 vende anëtare të Nismës, do të diskutohet për Statutin e ri të nismës Gaminger, që duhet të shndërrohet nga një nismë e Evropës së mesme në Nismë evropiane e oficerëve rezervë. Gjithashtu, në takim do të bëhet fjalë edhe për tema nga fusha e sigurisë në Evropë dhe botë.
Në kuadër të takimit disaditor, pjesëmarrësit e takimit pranveror do të priten nga presidenti Stevo Pendarovski dhe do t’i vizitojnë Ministrinë e Mbrojtjes, Brigadën e parë këmbësorike dhe Batalionin e forcave speciale “Ujqërit”.
Nisma Gaminger është shoqatë e oficerëve rezervë nga Maqedonia e Veriut, Gjermania, Zvicra, Italia, Kroacia, Hungaria, Çekia, Sllovenia, Sllovakia dhe Polonia. Me propozim të kryesive të organizatave të oficerëve rezervë të Sllovenisë dhe Italisë, ndërsa me ftesë paraprake nga Nisma Gaminger, OORRMV zyrtarisht është anëtare e kësaj nisme të Evropës së mesme prej 24 shtatorit të vitit 2017.
Takim i kaluar i Nismës u mbajt në Zvicër, ndërsa nikoqire e takimit të ardhshëm do të jetë Rumania.
Organizata e oficerëve rezervë të Republikës së Maqedonisë së Veriut vitin e kaluar e shënoi jubileun e 70 vjetorit të themelimit.