Petkov për Maqedoninë: Nuk do të bëj asnjë marrëveshje nëse i gjithë Parlamenti nuk pajtohet

Shkup, 8 prill – Kryeministri bullgar, Kirill Petkov sot deklaroi se kanë një partner koalicioni të cilin e respektojnë dhe shohin që veprimet të jenë në harmonizim me to. Sa i përket Maqedonisë, ai thotë se si kryeministër nuk ka tëdrejtë në asnjë mënyrë të bëjë asnjë marrëveshje, informon Zhurnal.

“Çdo vendim duhet të sillet me harmonizim të tërësishëm dhe me pajtim të koalicionit qeveritar dhe opozitës. Nuk do të sjellë zgjidhje konkrete nëse Parlamenti nuk është i bindur për këtë dhe të votojnë “PËR””, ka thënë Petkov.

Sipas tij, situata e tanishme në Ukrainë e bën situatën me Maqedoninë e Veriut ende më delikat. Ballkani Perëndimor siç thotë, është gjithashtu nën rrezik, ndërsa siguria e rajonit është me rëndësi të veçantë për Bullgarinë. Për këtë, shton Petkov, për vendimet duhet të qasen me përgjegjësi më të madhe.

“Komisioni Evropian njoftoi se janë të gatshëm përmes një kornize negociuese të fitojnë grant për të drejtat e pakicës bullgare, bullgarët në Maqedoni, që të jemi të sigurtë se interesat dhe të gjitha të drejtat e këtyre bullgarëve në Maqedoni janë të respektuara, ndërsa korniza negociuese dhe procesi do të kontribojnë për këtë fqinjësi të mirë për të cilën ende po shpresojmë”, ka shtuar Petkov./Zhurnal.mk