Pesëdhjetë vjet nga formimi i BNJVL, pavarësi më e madhe financiare dhe stabilitet i komunave

Shkup, 26 prill– Para saktë pesëdhjetë vjetëve, në ditën e sotme është formuar Bashkësia e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale, me bashkimin e 34 komunave. Tani BNJVL bashkon 80 komuna dhe plus edhe një njësi të veçantë të vetëqeverisjes lokale, e ajo është Qyteti i Shkupit.

“Pas pesë dekadave, funksionim të suksesshëm, BNJVL vazhdon ta realizojë funksionin e tij primar, e ai është që t’i realizojë të gjitha ato kërkesa të cilat i kanë njësitë e vetëqeverisjes lokale në pjesën e sigurimit të pavarësisë sa më shumë që është e mundur dhe sigurimin e stabilitetit të komunave, si dhe t’i përfaqësojë interesat e tyre”, deklaroi kryetarja e BNJVL, Danella Arsovska në shënimin e sotëm të jubileut.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski në fjalimin e tij theksoi se pa mëdyshje është rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet pushtetit qendror dhe lokal dhe për këtë qëllimi është i njëjtë, kahëzim i të gjitha resurseve drejt zhvillimit gjithëpërfshirës ekonomik të shtetit.

“Qeveria e mbështet zhvillimin e barabartë rajonal ekonomik, për këtë edhe organizuam projekte infrastrukturore për përmirësimin e kushteve për jetë në komunat dhe projekte për rritje të pavarësisë së tyre financiare. Po realizohen 94 projekte infrastrukturore, drejtpërdrejtë të drejtuara për nevojat e qytetarëve me vlerë të përgjithshme prej 49,7 milionë euro. Një pjesë e projekteve janë përfunduar, ndërsa një pjesë tjetër janë në fazën përfundimtare dhe duhet të realizohen këtë vit”, deklaroi Kovaçevski.

Ai shtoi se që nga viti 2018 iu ndihmohet komunave me 50 milionë euro, me qëllim që të servisojnë 50 për qind të borxhit të tyre. Tani po zbatohen zgjidhje të përhershme ligjore për funksionalitet sistemor dhe punë të pavarur të komunave. Me ndryshimet e ligjit për financim të njësive të vetëqeverisjes lokale, kryeministri tha se po përforcohet decentralizimi dhe mundësohet transfer i mundshëm maksimal i kompetencave nga niveli qendror në atë lokal.

“Për atë qëllim realizohet reformë për avancimin e decentralizimin fiskal përmes tri shtyllave kryesore, edhe atë rritje e të ardhurave të komunave, pagesë e borxheve, si dhe punë transparente”, shtoi ai.

Në përgjigjen e pyetjeve të gazetarëve, kryeministri theksoi se problemi më i madh me të cilin për momentin përballet e gjithë bota, përballet edhe Qeveria, megjithatë edhe vetëqeverisjet lokale është furnizimi me energji elektrike, gjegjësisht çmimi i energjisë elektrike dhe të energjencave të tjera.

Ai theksoi se në mbledhje me BNJVL kanë arritur marrëveshje që të gjitha komunat t’i japin nevojat e tyre – gjegjësisht konsum të energjisë elektrike si për institucionet arsimore, institucionet kulturore dhe për ndriçimin rrugor sepse komuna të ndryshme kanë nevoja të ndryshme.

Ai shtoi se Qeveria ka përgatitur Ligje, gjegjësisht koncept të decentralizimit fiskal, për rritjen e të ardhurave të komunave, sa i përket formimit të Fondit për performanca për ato komuna të cilat kanë performanca më të mira në përballjen e grumbullimit të tatimeve dhe me realizim efikase të obligimeve të tyre të mund të marrin më shumë.

Pas fjalimeve të kryetares së BNJVL dhe kryeministrit vijoi ekspozitë e vizatimeve nga nxënës të klasave të katërta, nga shkollat e shumë komunave, të cilët për ditëlindjen e pesëdhjetë të BNJVL i krijuan në temën “Komuna ime – shtëpia ime e dashur”. Gjithashtu, ishte nënshkruar edhe Memorandum i ri për bashkëpunim ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe BNJVL, sepse ai aktual është lidhur para 19 vjetëve, më saktë më 5 mars, 2003. /Zhurnal.mk