Përplasi çiftin me fëmijën 3-muajsh në Tiranë, pranohet kërkesa për lënien në burg të Ajas Sulejmanin

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Ajas Sulejmanin, shoferin e automjetit që aksidentoi tre anëtarët e një familjeje, të dielën në Tiranë.

Pas arrestimit, shoferi që aksidentoi një çift bashkëshortësh dhe foshnjën e tyre 3-muajsh, ka pretenduar se po ecte me 40 km në orë dhe se nuk i kanë mbajtur frenat.

Prokuroria e Tiranës i kërkoi gjykatës lënien e tij në burg për tri akuza penale, kërkesë që u pranua sot.

Në aksidentin e së dielës mbetën të plagosur dy bashkëshortët e familjes Konomi dhe foshnja e tyre 3-muajshe, të cilët po kalonin rrugën në vijat e bardha. Pasi përplasi tre familjarët duke u futur me të kuqe në semafor, Ajas Suljemani u largua nga vendi i ngjarjes dhe u arrestua disa orë më vonë në një spital privat. /A2 CNN/