Përplasen një Touran dhe një veturë e policisë në Kumanovë, lëndohen 5 persona (Foto)
Kumanovë, 6 shkurt – Dy policë dhe tre qytetarë të Kumanovës janë lënduar mbrëmë para orës 22 në Kumanovë nga një aksident në komunikacion, informon Zhurnal.
Mbrëmë në ora 21:50 në SPB Kumanovë është denoncuar se në udhëkryqin mes rrugëve “Ivo Lola Ribar” dhe “Pirinska Makedonija”, ka ndodhur një aksident mes një veture “Touran” me targa të Kumanovës, i drejtuar nga 19 vjeçari A.I nga Mateçi i Likovës, si dhe një veture Chevrolet Spark në pronësi të MPb-së.
Nga aksidenti, të lënduar kanë mbetur dy policët, si dhe tre personat nga vetura tjetër, B.R, A.R dhe A.I. Të gjithë janë dërguar në spitalin e Kumanovës./Zhurnal.mk