Përfundon takimi trepalësh në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë
Përfundon takimi trepalësh në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë.
Takimi në mes të kryengociatorëve të Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësim të emisarit sllovak, Miroslav Lajcak, ka përfunduar rreth orës 17:00, raporton Euronews, trasnmeton Express.
Ky takim kishte nisur në orën 15:00, pas takimeve të ndara që Bislimi dhe Petkoviq kishin pasur me emisarin Lajcak.
Takimi i fundit në këtë nivel në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja është zhvilluar më 23 tetor në Bruksel. Prej atëherë nuk ka pasur takime tjera.

