Përfundon rindërtimi i Shijakut pas tërmetit shkatërrues, 802 familje strehohen në banesa të reja

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se në Shijak është përmbyllur procesi i rindërtimit të shtëpive të shkatërruara nga tërmeti.

Me lagjen e re të quajtur “Rilindja”, janë strehuar 802 familje, shtëpitë e të cilëve u dëmtuan nga tërmeti tragjik i vitit 2019.

“Mirëmëngjes dhe me lagjen e Rilindjes me 665 apartamente, e cila përmbyll edhe Programin e Rindërtimit në Shijak ku për 802 familje është siguruar një strehë e re pas goditjes tragjike nga tërmeti, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.

Për rindërtimin e Shqipërisë pas tërmetit të vitit 2019, vende të ndryshme kanë dhënë donacione të shumta duke lehtësuar barrën e shtetit shqiptar.

https://www.facebook.com/ediramaal/videos/2178509162287179