Përfshihet nga flakët marketi në Shijak

Një market është përfshirë nga flakët mesditën e kësaj të hëne në Shijak.

Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes shkak është bërë një shkëndijë elektrike në sistem, në afërsi të sektorit të frigoriferëve.

Dy zjarrfikës janë nisur për në vendin e ngjarjes, ndërsa bëhet me dije se deri më tani është djegur një pjesë e marketit.