Për vozitje të shpejtë 342 sanksione në territorin e gjithë shtetit

Shkup, 24 mars – Gjatë ditës së djeshme në aksionin përforcuar kontrollues të zhvilluar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve të cilët lëvizin me shpejtësi më të madhe se e lejuara, janë sanksionuar 342 shoferë.

Siç bënë të ditur sot nga MPB, prej tyre 17 vetura kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se e lejuara, ndërsa dy vetura kanë lëvizur me madje mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. Gjatë kësaj, 167 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim, ndërsa 175 jashtë vendbanimit.

Aksionet e përforcuara kontrolluese vazhdojnë edhe në ditët në vijim.