Për tre muaj janë sekuestruar lëndë narkotike me vlerë prej 5.5 milionë euro

Shkup, 3 prill – Për vetëm tre muaj janë sekuestruar mbi 2,2 tonë marihuanë me vlerë prej mbi 5 milionë euro, rreth 1,2 tonë substanca psikotrope për prodhimin e amfetaminës me vlerë prej rreth 200 milionë euro, 7 kologramë heroinë me vlerë prej pothuajse 300.000 euro…publikoi sot në Fejsbuk ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski.

“Në fakt, edhe vitin 2021 e kemi përmbyllur me rezultate të mira në kontekst të prioritetit të lartë të kësaj udhëheqësie të MPB-së – shkatërrim të tregtisë së palejuar me drogë. Në këtë rast, vetëm në këtë segment janë parandaluar 20 kanale për transport ndërkombëtar, është sekuestruar drogë narkotike në vlerë të përgjithshme prej 15 milionë euro, janë shkatërruar dhjetë grupe të organizuara kriminale, të përbëra nga 60 anëtarë, prej të cilëve tre janë   polikriminale, gjegjësisht përveç kontrabandës me drogë, janë involvuar edhe në tregti të palejuar me armë dhe në trafikim me emigrantë.  Ose, janë zbuluar 702 vepra penale, ndërsa janë ndërmarrë  masa të ndjekjes penale kundër 833 kryerësve”, thekson Spasovski.

Ai në publikim thekson se kjo flet për një pozitë zë mirë strategjike të Ministrisë e cila solli rezultate të mira, ndërsa shtetin e pozicionuam si faktor kredibil  në luftën kundër tregtisë së paligjshme me lëndë narkotike.